Deputeti Gëzim Kelmendi paralajmëron: Demarkacioni do ta dërgojë vendin në zgjedhje!

Deputeti i pavarur, njëherit kryetar i partisë FJALA, Gëzim Kelmendi ka thënë se ai ka qenë i pari deputet që e ka ngritur çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

E sipas tij, AAK është duke e shfrytëzuar këtë temë për të fituar vota.

Madje sipas deputetit Kelmendi, demarkacioni do të jetë mollë sherri edhe për koalicionin qeverisës.

Ai në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka deklaruar se PDK-ja do ta përdor këtë çështje për ta dërguar vendin në zgjedhje.

“Çështja e Demarkacionit do të mund të jetë mollë sherri mes partnerëve të koalicionit, mes PDK-së dhe LDK-së. E kemi parë javëve të kaluara që disa deputetë, madje edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, ka deklaruar se do ta shikojmë mirë demarkacionin. Është mendim i imi personal se Demarkacioni është mollë sherri për ta dërguar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme”, thotë deputeti Kelmend, transmeton Tesheshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button