Shpërthim në një xhami në Afganistan, 4 të vdekur dhe 60 të plagosur

Gjatë shpërthimit në një xhami, në Rodat, provinca Nangarhar në lindje të Afganistanit, kanë humbur jetën katër persona, ndërsa 60 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç tha zëdhënësi i kabinetit të guvernatorit në Nangarhara, Ataullah Hogyani, mjeti shpërthyes ishte vendosur në mihrab, ndërsa është aktivizuar gjatë namazit të xhumasë.

Hogyani shtoi se në mesin e të vdekurve gjendet edhe imami i xhamisë. Ndërkohë ekziston shqetësimi se numri i të vdekurve mund të rritet.

Ende askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button