Namazin e xhumasë në Al-Aksa e falin mbi 100.000 besimtarë

Namazin e xhumasë së parë të Ramazanit të sivjetmë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, e kanë falur mbi njëqind mijë besimtarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas lajmërimit të mëngjesit se gratë dhe burrat mbi moshën 45 vjeçare në Bregun Perëndimor do të lejohen të hyjnë në Jerusalem, shumë palestinezë u nisën drejt Al-Aksa-s.

Udhëtimi ka zgjatur me orë, ndërsa palestinezët duhej të kalonin post-blloqe kontrolluese. Oborri i xhamisë ishte i mbushur me besimtarë.

Drejtori i Drejtorisë së Vakëfit, Azzam el-Hatib për AA tha se në namazin e xhumasë në Al-Aksa janë falur mbi 100.000 besimtarë.

Palestinezët që jetojnë në Gazë dhe Bregun Perëndimor nuk u lejuan të kalojnë në Jerusalem. Për këtë shkak shumë prej tyre rastin e sotëm e shfrytëzuan për rite fetare dhe fotografi.

Temperaturat e larta nuk penguan palestinezët që të kryejnë lutjen. Pas namazit në dyert e Al-Aksa-s u krijua rrëmujë, për shkak të numrit të madh të njerëzve në rrugët e ngushta të qytetit, ndërsa kishte edhe persona që për shkak të turmës dhe temperaturave të larta kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Në hyrje të xhamisë Al-Aksa, si dhe në tërë pjesën e vjetër të qytetit, u stacionuan mbi një mijë ushtarë izraelitë.

Palestinezëve të Gazës si dhe burrave nga Bregu Perëndimor më të ri se 45 vjeç, nuk iu lejua hyrja në Jerusalem. Mijëra palestinezë janë kthyer në post-blloqet kontrolluese të Izraelit.

20160610_2_17447515_11221467_Web

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button