Vazhdojnë përplasjet mes Ermira Mehmetit dhe Ilija Dimovskit

Vazhdojnë përplasjet në rrjetin social Facebook mes deputetit të VMRO-DPMNE-së Ermira Mehmeti dhe asaj të BDI-së Ermira Mehmeti.

Dimovski e falenderoi Mehmetin për ndihmën që partia e saj ka dhënë për miratimin për ligjin për media.

„Kolege e nderuar Mehmeti, me të vërtet nuk di çfarë duhet të ketë njeriu që të marr tokmak në dorë dhe nuk merrem me këto punë. Por e di se çfarë nuk kam. Tokmaku as që ju kryen punë juve as njerëzve. Kur përmendët ligjin për media, ju falënderoj juve dhe grupin e juaj parlamentar që na ndihmuat”, i shkruajti Dimovski deputetes Ermira Mehmeti.

Përplasjet kanë filluar pas deklaratës së deputetes Ermira Mehmeti, se nuk turpërohet për pjesëmarrjen në operacionin “tokmak”.

“Do të ishte mirë sikur kolegia Ermira Mehmeti t’u bashkëngjitej bllokadave tek Rruga e Plastikave, të marrë një tokmak dhe t’u ndihmojë banorëve në dëmtimin e transformatorëve të EVN-së. Ose, të paktën, t’ua paguajë atyre faturat dhe t’ua zgjidhë problemet ekzistenciale”, ka shkruar Dimovski, në profilin e tij në “Facebook”. 

Ndërkaq, Ermira Mehmeti nuk ka mundur të qëndroj indiferente ndaj ‘ngacmimeve’ të Ilija Dimovskit, kështu ajo i është kundërpërgjigjur Ilija Dimovskit.

“Është mirë që kolegu Ilija Dimovski ta pranoj se ligji për media të cilin e ka votuar dje i lejon atij, që nëpërmjet Qendrës për Komunikime, t’u ndajë leksione politike mediave, por jo mua. Kurse për tokmak, është e nevojshme të keni diçka tjetër!”, shkruan Ermira.

Lajme të ngjashme

Back to top button