Taulanti kërcënon Granitin: Kjo të pret të shtunën…

Taulant Xhaka tregon djesinë për këtë përballje dhe sfidën me Granitin.

Përballja Shqipëri- Zvicër është në qendër të vëmendjes për të gjitha mediat evropianë. Jo vetëm për debutimin e kuqezinjve, por edhe për përballjen mes vëllezërve Taulant dhe Granit Xhaka

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka tregon për Ilustre.ch ndjesinë për këtë përballje dhe sfidën me Granitin.

Ai thotë se nuk do ta lejojë atë që të shënojë kundër Shqipërisë.

“Do ta ndal. Nëse do të më duhet, do t’i shkaktoj edhe faull, vetëm që të mos na shënojë. Ai e di që ne jemi profesionistë dhe secili duhet të bëjë maksimumin për ekipin e tij. Graniti i merr gjërat me më shumë emocione sesa unë”, tha fillimisht Taulanti.

Ai po ashtu tha se në familjen e tij më shumë janë me Zvicrën se sa me Shqipërinë.

“Në familje? Mamaja bën tifo 100% për Zvicrën. Ka jetuar atje prej vitesh dhe i ka dhënë shumë ai vend. Babai është 50 me 50. Fakti që 150% e familjes bëjnë tifo për Zvicrën, më japin edhe më shumë kënaqësi nëse do të fitoj me Shqipërinë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button