Qeveria e Kosovës vendos vazhdimin e mandatit të EULEX-it deri në vitin 2018

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka votuar për vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it edhe për dy vite të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim zyrtar nga Qeveria e Kosovës thuhet se në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës aprovoi Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BE-së mbi misionin e BE-së, ku është marrë vendimi për vazhdimin e mandatit të misionit të BE-së, për sundimin e ligjit në vend deri në vitin 2018.

Për këtë çështje vendimin përfundimtar do ta thotë Kuvendi i Kosovës, i cili do të vendosë deri më 14 qershor.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, si arsyetim për këtë vazhdim është shprehur se kanë mbetur edhe shumë lëndë të tjera që ky mision ende nuk ka përfunduar.

Mustafa, duke vënë në dukje rolin ndërmjetësues së EULEX-it mes Kosovës dhe BE-së, u shpreh se prezenca e këtij misioni do ta përshpejtojë reformën e nevojshme në institucionet e drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button