Fillon festivali i këngës në RTSH

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë fillon edicioni i 52-të i festivalit tradicional të këngës së lehtë. 

Fituesi i këtij festivali do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ngjarja më e rëndësishme e muzikës së lehtë, vjen në edicionin e tij të 52-të.

Në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor, në sallën e Pallatit të Kongreseve, këngëtarët, kompozitorët dhe tekstshkruesit do të prezantojnë për publikun 16 këngë në konkurrim si vlerë e shtuar në fondin e artë të muzikës së lehtë.

Juria e festivalit do të përbëhet nga shtatë anëtarë, emra të njohur të muzikës dhe fjalës: Agim Krajka, Aleksander Lalo, Hajg Zaharian, Petrit Malaj, Xhevahir Spahiu, Eriona Rushiti dhe Bojken Lako.

Prezantues i festivalit është zgjedhur gazetari Enkel Demi i cili gjatë dy netëve të para do të shoqërohet nga modelet Marinela Meta dhe Xhesika Berberi, ndërsa aktorja Klea Huta do të prezantojë finalen e festivalit.

Marinela dhe Xhesika vijnë nga bota e modelingut me shumë sfilata, sesione fotografie dhe përfaqësime ndërkombëtare. Nga ana tjetër, Klea sapo ka përfunduar xhirimet e serialit “Millenium”, i cili do të shfaqet së shpejti në ekranin e TVSH-së. Të trijat vajzat e kanë pritur me emocion ftesën që ju është bërë nga organizatorët për të drejtuar festivalin.

Mysafirë special në natën finale të festivalit, më 28 dhjetor , do të jenë fituesja e Festivalit Europian të Këngës në vitin 2013 Emmelie de Forest dhe fituesja e “The Voice of Italy” shqiptarja Elhaida Dani.

Për të 11-ën herë, kënga fituese do të përfaqësoje Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës që do të mbahet në Kopenhagë, më 6, 8 dhe 10 maj 2014.

Në vijim është lista e këngëtarëve pjesëmarrës në këtë edicion:

1. Natë e parë
Kompozitor: Endrit Shani
Poet: Olti Curri
Orkestrues: Endrit Shani
Këngëtar: Venera Lumani & Lindi Islami

2. Jam larg
Kompozitor: Vullnet Ibrahimi
Poet: Vullnet Ibrahimi
Orkestrues: Vullnet Ibrahimi
Këngëtar: Besiana Mehmedi & Shkodran Tolaj

3. Vetëm për ty
Kompozitor: Edmond Mancaku
Poet: Alma Meraj
Orkestrues: Edmond Mancaku
Këngëtar: Edmond Mancaku & Entela Zhula

4. Grua
Kompozitor: Endri Sina
Poet: Sajmir Braho
Orkestrues: Endri Sina
Këngëtar: Sajmir Braho

5. Me Ty 
Kompozitor: Klodian Qafoku
Poet: Florian Zyka
Orkestrues: Klodian Qafoku
Këngëtar: Klodian Kacani

6. Kthehu
Kompozitor: Marjan Deda
Poet: Sokol Marsi
Orkestrues: Marjan Deda
Këngëtar: Luiz Ejlli

7. Ti mungon
Kompozitor: Lambert Jorganxhi
Poet: Florian Zyka
Orkestrues: Lambert Jorganxhi
Këngëtar: Marjeta Billo

8. Zemërim i një nate
Kompozitor: Genti Lako
Poet: Jorgo Papingji
Orkestrues: Genti Lako
Këngëtar: Hersi Matmuja

9. Në zemër
Kompozitor: Sokol Marsi
Poet: Sokol Marsi
Orkestrues: Sokol Marsi
Këngëtar: Rezarta Smaja

10. Mjegulla
Kompozitor: Renis Gjoka
Poet: Edmond Tupe
Orkestrues: Genti Myftaraj
Këngëtar: Renis Gjoka
11. Kur qielli qan 
Kompozitor: Xhejn & Enxhi Kumrija
Poet: Xhejn Kumrija
Orkestrues: Enxhi Kumrija
Këngëtar: Xhejn & Enxhi Kumrija

12. Ëndrrat janë ëndrra 
Kompozitor: Xhejsi Jorgaqi
Poet: Xhejsi Jorgaqi
Orkestrues: Gjergj Jorgaqi
Këngëtar: Xhejsi Jorgaqi

13. Princesha
Kompozitor: Grupi LYNX
Poet: Grupi LYNX
Orkestrues: Grupi LYNX
Këngëtar: Grupi LYNX

14. Mikja ime
Kompozitor: Gramoz Kozeli
Poet: Gramoz Kozeli
Orkestrues: De Vox
Këngëtar: Blerina Braka

15. Një ditë shprese 
Kompozitor: Frederik Ndoci
Poet: Agim Doçi
Orkestrues: Endri Sina
Këngëtar: Frederik Ndoci

16. Jeta në orën 4
Kompozitor: Orges Toçe
Poet: Orges Toçe
Orkestrues: Orges Toçe & Markelian Kapedani
Këngëtar: Orges Toçe

Lajme të ngjashme

Back to top button