Ja çfarë thonë nga Komuna e Çairit për kërcënimet ndaj Izet Mexhitit

Komuna e Çairit ka reaguar në lidhje me informatat se kryetari i kësaj komune, Izet Mexhiti, është kërcënuar nga disa persona dhe për të cilën u bë bujë nëpër media.

Më posht mund ta lexoni reagimin e plotë të Komunës:

Lidhur me informacionet dhe spekulimet e shumta që janë përhapur gjatë ditëve të shkuara, e që kanë të bëjnë me një incident të përfolur në komunën e Çairit, dëshirojmë të informojmë opinionin si vijon:
Komuna e Çairit, si institucion i qytetarëve dhe në shërbim të qytetarëve, distancohet dhe denoncon çdo formë të sjelljes e cila tejkalon apo thyen normat e përgjithshme të mirësjelljes.
Komuna, si institucion ligjor e kushtetues, funksionon konform rendit kushtetues dhe ligjeve në Rpubliken e Maqedonisë. Në çdo rast kur cënohet integriteti i institucionit dhe kur administrata dhe qytetarët kanë arsye të besojnë se janë të cënuar, Komuna, në mënyrë institucionale, do të kërkojë nga organet e rendit që ta rivendosin rendin dhe sigurinë në premisat e Komunës.
Komuna e Çairit përkujton opinionin e gjërë se Komuna është e të gjithë qytetarëve të saj. Komuna nuk është organ politik dhe nuk është parti politike. Në këtë drejtim, dëshirojmë të hedhim poshtë dhe të distancohemi nga të gjithë ata të cilët gjatë këtyre ditëve janë përpjekur që ta rrënojnë imazhin e Komunës dhe për më keq, t’i japin karakter të përplasjes politike apo tjetër fare një përpjekjeje të shëmtuar për të penguar punën e Komunës.
Komuna siguron të gjithë qytetarët e saj si dhe opinionin e gjërë se nuk ka arsye për asnjë shqetësim, se administrata vijon me kryerjen e detyrave të saj të përditshme në shërbim të qytetarëve, dhe se prioritet i yni i vetëm vazhdojnë të jenë qyetatarët dhe vetëm qytetarët.
Në fund, kërkojmë nga organet e rendit që, konform kompetencave të tyre, ta procedojnë më tutje ngjarjen e shëmtuar dhe të punojnë me përkushtim për të rivendosur mirebesimin e qytetarëve tek institucionet.

Përndryshe, e përditshmja “Dnevnik” shkroi se Izet Mexhiti i është shmangur takimit me grupë rreth 20 vetë të cilët kanë hyrë në zyrën e tij. Sipas gazetës, flitet se në momentin kur grupi ka kuptuar se Mexhiti nuk gjendet në ndërtesën e komunës, si porosi i kanë lënë një plumb. Nga MPB e kanë konfirmuar ngjarjen, por nuk kanë dhënë detaje se çfarë ka kërkuar grupi nga kryetari i Çairit./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button