“Tkurret” Italia, në 2015 popullsia ra

Nuk ndodhte prej 9 dekadash dhe tregon dhe lexohet si një tjetër tregues i gjendjes jo të mirë ekonomike dhe financiare që po kalon Italia.

Instituti i Statistikave (ISTAT) në vendin përtej Adriatikut publikoi të dhënat për ndryshimet demografike për vitin 2015 dhe për herë të parë në 90 vite, Italia regjistron më shumë vdekje sesa lindje.

Kështu, sipas këtyre të dhënave, në 2015 janë regjistruar më pak se gjysmë milioni lindje, ndërsa persona që kanë ndërruar jetë janë mbi 647 mijë. Pra bëhet fjalë për një tkurrje të popullsisë me rreth 147 mijë persona.

Shifrat janë vetëm për personat që gëzojnë shtetësinë italiane dhe treguesit negativë zbuten me rreth 11 mijë të huaj që kanë marrë nënshtetësinë në vitin 2015.

Sipas autoriteteve italiane, në total në Itali jetojnë rreth 200 kombësi të ndryshme, 2.6 milionë e të cilëve janë nga vende europiane, ku mbizotërojnë rumunët me 22.9 përqind, ndjekur nga shqiptarët me 9.3 përqind, transmeton Top Channel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button