U kallën kandilat

Еbu Hurejre transmeton nga i dërguari i Allahut, Muhamedi a.s : Kur të vijë Ramazani, hapen portat e xhenetit dhe mbyllen ato të xhehenemit, kurse shejtanët lidhen.

Para do kohe takova një zotëri, njeri më i moshuar, shkupjan i vjetër, maqedonas që shumë moti jetuaka jashtë vendit. Nuk mbaj mend të kisha biseduar  ndonjë herë me dikë  që me aq shumë dashuri e emocione , me aq nostalgji të ketë folur për qytetin e vetë, për shokët e fëmijërisë. Më rrëfente për mahallat e vjetra të Shkupit, e mbante mend çdo shtëpi, çdo komshi, çdo dyqan. Enciklopedi e gjallë. Ja në vijim, shkurtimisht, rrëfimi i tijë :

“Jetoja në mahallë të përzier dhe shok më të mirë e kisha Osmanin. Sot, ndoshta tingëllon çuditshëm, porn ë atë kohë ishte diçka normale. Më kujtohet, p.sh., se vezët më të bukura të Pashkëve ia dhuroja atij, kurse ai ishte kampion për t’ua thyer të gjithëve, asnjëherë nuk e kuptova se si dinte të zgjedhë përherë vezët më të forta. Më kujtohet poashtu se Osmanit I pëlqente shumë të trokasë nëpr dyert e komshinjëve bashkë me mua kur festonim ne të krishterët Kolede. Të pavetëdisjhëm për dallimet mes njerëzve, trokitnim edhe në dyertë e muslimanëve, kurse gratë muslimane, të mbuluara dhe aq të sjellshme, përherë na i mbushnin duartë me fruta. E unë. maqedonas i krishterë, në muajin Ramazan, bashkë me Osmanin dhe shokët tjerë, në një vend nga i cili shihej xhamia, pritja çastin kur do të ndezen kandilat. “U kallën kandilat“, bërtitnim me tërë fuqinë nëpër mahallë që të na dëgjojnë ramazanlinjtë, ata që agjëronin. E mrekullueshme ishte ndjenja të lajmërosh njerëzit se agjërimi i tyre për atë ditë përfundoi dhe se mund të shtrojnë sofrat e tyre. Edhe sot e ndjej shijen fantastike të koll pites të cilën e ëma e Osmanit e kishte gatuar për një iftar në të cilin më ftoi me zemërgjërësi. Më kujtohet që një herë shkova në teravi me shokun tim në xhaminë Jelen Kapan. Osmani më mësoi bile edhe si merret abdesti. Edhe sot do të dija të përsëris atë akt, fare pa ndihmën e shokut.

Edhe sot, anipse këmbët nuk më mbajnë, do kisha vrapuar nëpër mahallë të lajmëroj ramazanlinjtë se erdhi koha e iftarit, do kisha bërtitur me tërë fuqinë time – “U kallën kandilat. Do kisha bërtitur, por mahalla ime nuk është më, nuk është as xhamia Jelen Kapan, Osmani u tretë diku në Turqi, Shkupi dhe zemra e tijë e madhe mbetën vetëm kujtesë.

Shkatëruesit e shoqërisë

Ja, kështu më foli shkupjani i vjetër që kohë pas kohe duket në vendlindje për ta freskuar një çikë nostalgjinë e vetë. Mjerisht, Shkupi për të cilin fliste ai dhe marrëdhëniet asisoji, ai respekt i ndërsjellë dhe ajo dashuri, ekzistojnë vetëm në kujtesën e tijë. Po, po zotëri, anipse nuk jam i dhënë pas muzikës dhe nuk e njoh atë, edhe unë e kam dëgjuar diku atë refrenin që e përmende” Po më duket se muaji i Ramazanit po afrohet, është nga pakë e trishtë koha …kur plakesh” .

Cfarë duhej t’i them shkupjanit të vjetër që në mes të ditës ec nëpër Shkup si i humbur ? Vallë duhej t’i flas për dhembjen që e ndjej sa herë që flitet për  “Margaritarin e Ballkanit”, si i thoshin dikur Shkupit e të cilin unë sot e shoh si një qytet të shpërfytyruar, të lodhur e të pasigurtë, si qytet që po mbyllet prapa dyerve të blinduara, qytet që jeton sipas botëkuptimeve të shkatërruesve të vetë. I mbyllur, përplotë dhembje, i trishtuar, gri, i ndarë e i përçarë, pikërisht asisoji si e paramendojnë dhe e pëlqejnë shkatëruesit e shoqërisë tonë.

A duhej t’i them shkupjanit të vjetër që sot në Shkup janë të paimagjinueshme “mahallat e përziera” të fëmijërisë së tijë, në fakt mahallat as që ekzistojnë.  A duhej t’ia potencoja se në kutitë e mëdha nga betoni në të cilat u rrasën shkupjanët e shkupjanit të vjetër, komshinjtë nuk po ia  dijnë as emrin njëri tjetrit, e lere më festat, zakonet,traditat, adetet. A duhej t’i tregoj se fëmijtë tanë po frikësohen të kalojnë mbi urat e qytetit të cilat të kujtojnë imazhet nga filmat me Drakulla në Transilvani. Pse t’ia them të gjitha ato që ai edhe vetë i sheh sa herë që i bie të vizitojë Shkupin. Pastaj, kujtoj se nuk është mirë të prekësh në imazhet të cilat dikush i ka memoruar në kokë, të mos flas se çfarë krimi përbën shkatërimi i kujtimeve të dikujtë. Mahallat, kalldërmi, shadërvanet, xhamitë e rrënuara, adetet, traditat, respekti, komunikimi, të gjitha këto janë tani vetëm kujtime të zbehta, të gjitha ato i bënë paçavër shkatëruesit e shoqërisë. Pse do duhej prekur shkupjanin aty ku i dhembë më shumë ?

Bujrum në iftar

Eshtë tepër e komplikuar kjo botë dhe kjo jetë që po e jetojmë, anipse është e paramenduar si një lëvizje kah e mira. Disi po frikësohem  se kjo çmenduri teknologjike në një çast do të ik nga kontrolli, kurse njeriu, i këtillë siç është bërë kohëve të fundit, do i bashkangjitet moskontrollit. Por, nga kjo gjë nuk po frikësohem vetëm unë, po frikësohen edhe njerëz shumë më të guximshëm se unë.

Sidoqoftë, shumë të këqia kemi parë dhe do shohim në të ardhmen. Bomba po eksplodojnë edhe në muajin e shenjtë Ramazan, teroristët nuk po i respektojnë  urdhëresat e Allahut, frika po na vie vërdallë sikur ndonjë kalorës apokaliptik. Lokalisht, ne po vazhdojmë të grindemi e të ofendohemi, po lexojmë gjithçka, bile po ofendohen edhe muslimanë me muslimanë, anipse do duhej në paqe e qetësi t’a kalojnë muajin e agjërimit.

Cfarë do mund të bënim në këtë çast me qëllim të zbutjes të tensioneve ? Ndoshta do duhej shpallur një konkurs me të cilin do kërkohej një shpresë. Një shpresë do kërkohej me atë konkurs por që nuk do ishte shpresë vetëm për njerëz të caktuar, vetëm për një klasë, vetëm për një soj.Ajo shpresë duhet të jetë e përgjithshme, mbinacionale, mbipartiake, mbireligjioze dhe duhet të zgjedhet në mënyrë aklamative. Shpresë aklamative?! A ekziston një e këtillë, a keni dëgjuar për një shpresë asisoji? Ekziston ose jo, neve na duhet pikërisht e atij lloji, ndryshe s’ka gjë nga shpresa që do e kërkojmë me konkurs.

Duke pritur që dikush të shpallë konkursin për një shpresë aklamative, po mendoja rreth organizimit të një iftari në zemër të Carshisë, aty ku më shumë ka atmosferë dhe i vie era Ramazan.Dhe, dua t’i ftoj në atë iftar të gjithë faktorët relevantë në Maqedoni, të gjithë ata që na kanë udhëhequr, po na udhëheqin si dhe ata që dëshirojnë të n’a udhëheqin, të gjithë ata që po ia nxjerin sytë njëri tjetrit dhe po ia bëjnë varrin njëri tjetrit, qofshin shqiptarë,maqedonas,turqë, romë, boshnjakë, vllehë,të majtë a të djathjtë, shumëngjyrësh dhe prej atyre të tjerëve, ata me abolicion dhe ata me abolicion të tërhequr, muslimanë, ortodoksë, katolikë, protestantë, hebrenjë, dervishë, ateistë, profesorë, akademikë. Do t’i kisha ftuar edhe përfaqësuesit e këtyre kategorive nga Kosova e Shqipëria.

Bujrum në iftar, miq të nderuar. Caktoni nga një përfaqësues të juajin, sipas mundësisë le të jenë më të shquarit. Bujrum të shijojmë paqen dhe qetësinë e muajit të shenjtë Ramazan, të bisedojmë për gjithçka përveç politikës. Bujrum në dy orë  miqësi dhe mirëkuptim, dëshmoni se tek ju jeton njeriu që mund të dëgjojë tjetrin, të buzëqeshë, të pranojë se ka gabuar dhe të kërkojë falje. Bujrum në iftar, shpresoj që për dy orë mund t’i flakni tutje maskat. Pastaj, po sypozoj, sërish çdonjëri rrugës së vetë. Por, nuk  dihet asnjëherë, ndoshta pikërisht ndonjëri nga ju mund t’a shpallë konkursin për shpresën që aq gjatë po e presim.

Ndërkohë, kush dëshiron dhe nëse dëshiron, mund t’a thotë këtë dua për të cilën pejgamberi Muhamed a.s.ka thënë: Nuk ka asnjë besimtar që do e thotë këtë dua e që Allahu xh.sh. mos t’i mundësojë rrugëdalje nga situate në të cilën gjendet.

“ La ilahe il-la ente subhaneke inni kuntu minedh-dhalimin”( Nuk ka Zot përveç Teje, qofsh I Madhëruar, unë kam gabuar ndaj vehtes)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button