Shfuqizohet masa e paraburgimit për Savevskin dhe Kunovskin

Zdravko Savevskit dhe Vlladimir Kunovskit, nga partia “E Majtë”, u është shfuqizuar masa e paraburgimit shtëpiak, njofton Portalb.

Paraburgimi u është ndërruar me masa të tjerë, marrjen e pasaportave dhe lajmërimin në stacion policor në kohë të caktuar.

Mbrojtja për një pjesë të dëshmive e ka argumentuar aktakuzën, gjegjësisht për një pjesë të dëshmive ka thënë që në mënyrë të paligjshme janë siguruar, me çka gjykatësi ka vendosur që të dy palët t’i marrin dhe t’i përgatisin për seancën tjetër gjyqësore.

Mbrojtja dhe Prokuroria Publike, janë pajtuar se paraburgimi shtëpiak është i padobishëm dhe se gjykimi duhet të vazhdojë në atmosferë më të relaksuar, transmeton Portalb.

Rasti gjyqësor vazhdon më 6 korrik.

Përndryshe, Savevski dhe Konovski, akuzohen se e kanë demoluar, Zyrën Popullore të presidentit, Gjorge Ivanov më 13 prill të këtij viti, në protestat e organizuara nga shoqëria civile pas vendimit të presidentit, për abolim apo falje të politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button