Qeveria e Kosovës mbështet zgjatjen e mandatit të EULEX-it edhe për dy vjet

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të premten, i ka dhënë mbështetje vazhdimit të mandatit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX, edhe për dy vite tjera. Zgjatja e mandatit të EULEX-it ka marrë mbështetjen me votat e ministrave të kabinetit qeveritar duke miratuar Projektligjin përkatës i cili do t’i procedohet kuvendit për miratim, njofton REL.

EULEX-i është misioni me i madh i Bashkimit Evropian i shtirë në një vend. Ky mision, përveç kompetencave të caktuara ekzekutive në fushën e drejtësisë, kryesisht merret me këshillimin, monitorimin dhe mentorimin e institucioneve të Kosovës në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

Nga puna praktike në Kosovë, EULEX-i kryesisht është marrë me hetimin dhe zgjidhjen e rasteve të cilësuara të nivelit të lartë që përfshijnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button