Teatri rrugor “Baskerfest 2016” prej sot në Shkup

 Zhonglerë, akrobatë, valltarë, magjistarë, palaço, iluzionistë dhe muzikantë do të jenë pjesë e teatrit rrugor nën qiell të hapur “Baskerfest” të cilët prej sot deri më 19 qershor do t’i argëtojnë vizitorët në sheshin e qytetit “Maqedonia” në Shkup.

Vizitorët në dhjetë ditët e ardhshme çdo ditë prej orës 19 deri në orët e vona të natës do të kenë mundësi të argëtohen dhe të shoqërohen me mbi 100 artistë nga e tërë bota. Meksiko, Brazil, Japonia, Amerika, Zelanda e Re, Spanja dhe shtetet e tjera.

Programi do të zhvillohet në tre skena, ndërsa në orët e mbrëmjes në vendin e njejtë janë planifikuar interpretime të disa grupeve muzikore me shijimin e birrës.

Organizues të Baskerfestit paralajmëruan se Festivalin do ta hapin: magjistari dhe iluzionisti Mister Buginaga, kërcimtari i njohur botëror Suad Demiroviq dhe mjeshtri gjerman i komedisë, UIli Uonder. Gjithashtu, e paralajmëruan parakalimin e përbërë nga pjesëmarrës të festivalit që do të niset prej para hotel Bristolit duke lëvizur nëpër rrugën Maqedonia do të arrijë deri në sheshin Maqedonia, si dhe risi këtë vit – “Galeria në qiell të hapur” ku artistët nga vendi ynë do të mund të ekspozojnë veprat e tyre.

Edhe këtë vit për më të vegjlit do të ketë kënd të fëmijëve, përkatësisht punëtori kreative ku fëmijët do të mund të argëtohen dhe t’i tregojnë talentet e veta.

Në përputhje të Baskerfestit, nesër, në “Plazhin e Qytetit Park” do të mbahet “One day Fest”, argëtim spektakular me shkumë dhe pjesëmarrje të shumë basker artistëve.

Baskerfest në Shkup është nën patronazhin e Qytetit të Shkupit dhe është e mbështetur me 900.000 denarë

Baskerfest këtë vit do të mbahet edhe nëpër 10 qytete të vendit. Çdo qytet së paku disa ditë do të ketë mundësi ta përjetojë magjinë e artit rrugor, që do të zgjasë deri më 13 korrik, përkatësisht një muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button