“Revolucioni Laraman” e përkujtoi pushtetin se edhe sa ditë kanë ngelur deri në plotësimin e kërkesave të tyre

Aktivistët e “Revolucionit Laraman”, sot kanë organizuar një aksion gueril, nëpërmes së cilit e kanë përkujtuar pushtetin se edhe sa ditë kanë ngelur deri në plotësimin e kërkesave të tyre, njofton Portalb.

Në udhëkryqin e Prokurorisë Speciale, prej ku tradicionalisht i kanë filluar protestat e tyre, aktivistët e kanë vizatuar numrin 9, duke i rikujtuar se edhe aq ditë ka deri në 18 qershor.

18 qershori është data, deri të cilën nga sektori civil kanë kërkuar që të plotësohen kërkesat e tyre, ndërkaq, nëse nuk plotësohen atëherë ata kanë paralajmëruar se demokracinë do ta marrin në duart e tyre.

Kërkesat e tyre janë që të formohet qeveri kalimtare e cila do t’i organizojë zgjedhje dhe do t’i zbatojë reformat nga raporti i Pribesë, të formohet departament special në Gjykatën Penale e cila do t’i procesojë rastet e Prokurorisë Speciale, të jep dorëheqje Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së dhe Gjorge Ivanov të jep dorëheqje nga funksioni kryetar i shtetit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button