Shpend Ahmeti në autobus duke shkuar në punë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti si duket ka mbajtur premtimin, pasi që sot është parë duke udhëtuar për në punë me trafik urban.

Ndryshe, sot është dita e parë e punës si kryetar i ri Prishtinës. Kryetari i ri i Prishtinë, Shpend Ahmeti, dje bëri betimin duke marrë kështu edhe zyrtarishtë postin e të parit të Prishtinës.

Betimin kryetari Ahmeti,e ka dhënë para flamurit kuq e zi dhe atij të Kosovës, transmeton Zëri Ai tha se po betohet jo vetëm para këshilltarëve komunal por edhe para qytetarëve.

Ai kalimthi përmendi projektet prioritare që do ti realizojë gjatë këtj mandati, ndërkaq premtoi shumë për pensionistët e Prishtinës, për rininë, etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button