Barack Obama shpreh publikisht mbështetjen për Hillary Clinton: E vetmja që mund të më zëvendësojë

Presidenti amerikan Barack Obama ka shprehur publikisht këtë të enjte mbështetjen e tij për Hillary Clinton si kandidate e demokratëve për zgjedhjet e ardhme presidenciale.

“Unë nuk mendoj se ka qenë ndonjëherë dikush kaq i kualifikuar për të mbajtur këtë zyrë”, thotë Obama në një video të bërë sot publike, në mbështetje të Hillary Clinton.

Video është publikuar në profilet e rrjeteve sociale të Hillary Clinton, si Facebook, Twitter dhe YouTube.

Deklaratat e Obamës erdhën pas takimit të tij me senatorin Bernie Sanders (kundërshtarin e Hillary Clinton brenda partisë) për më shumë se një orë në Shtëpinë e Bardhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button