Katari thërret në bisedë ambasadoren amerikane

Ministria e Jashtme e Katarit ka thirrur të enjten ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Doha, Dana Shell Smith, që ka të bëjë me një video të publikuar së fundmi në të cilën shfaqen ushtarë amerikanë të cilët tallen me Katarin, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Ministrisë thuhet se ambasadorja Smith është thirrur të japë sqarime lidhur me videon në fjalë.

Diplomatja amerikane nga ana e saj i ka kërkuar falje qeverisë së Katarit dhe i bëri thirrje ushtrisë të SHBA-së për të hetuar pamjet.

Videoja tregon dy ushtarë të SHBA-ve në uniforma duke qëndruar në këmbë përpara flamujve të Amerikës dhe Katarit.

Njëri nga ushtarët vepron sikur ta ketë të pamundur shqiptimin e fjalës “Katar”, shkaku i çështjeve të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button