Maturantët sot iu nënshtruan provimit të matematikës

Në të gjitha shkollat e mesme në Maqedoni sot u zbatua provimi ekstern në matematikë si pjesë e maturës shtetërore për nxënësit nga gjimnazet, shkollat e mesme të artit, të mesme profesionale me kohëzgjatje katërvjeçare. Për provim janë paraqitur 2.335 kandidatë.

“Provimi në tërë shtetin rrjedhi në pajtim me të gjitha rergullat dhe procedurat e caktuara pa kurfarë problemi. Gjatë zbatimit të testimit u kyçën anëtarët e komisioneve shkollore të maturës, si dhe rreth 270 testatorë­mësimdhënës të trajnuar nga shkollat e mesme dhe fillore. Provimin e ndoqën mbi 50 vëzhgues të autorizuar, të punësuar në Qendrën shtetëroe të provimeve, Byronë për zhvillim të arsimit, Minsitrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendrës për arsim profesional dhe trajnim”, thuhet në kumtesën e Qendrës shtetërore të provimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button