Përfshirja e romëve në shoqëri, kusht për hyrje në BE

“Vendet aspirantë për hyrje në BE, përpara se të bëhen pjesë e klubit, patjetër duhet të tregojnë përparim konkret në përfshirjen e romëve në shoqëritë e tyre”, kështu deklaroi në Bruksel eurokomesari, Johanes Han, njofton Portalb.

Deklarata e Hanit u dha në promovimin e iniciativës “Integrimi i romëve 2020”, e iniciuar nga Komisioni Evropian, Këshilli për Bashkëpunim Regjional dhe nga Fondacioni “Shoqëri e Hapur”.

Sipas kryetarit të fondacionit “Shoqëri e Hapur”, Xhorxh Soros, romët patjetër duhet të jenë prioritet i BE-së dhe jashtë sa, ndërkaq shtoi se fondacioni i tij ka bërë shumë për përfshirjen e romëve dhe ka qenë kyç për vendosjen e axhendës për romët në rend dite në qeveritë kombëtare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button