Shihen më 17 janar

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi do të takohet me homologun serb, Ivica Daçiq më 17 janar. Në takimin e 21-të me radhë të dy kryeministrat pritet të komentojnë kandidimin e përbashkët për çmimin Nobel, por do t`u duhet t’i qartësojnë edhe dy tema të rëndësishme.

Gjykatat dhe mbrojtja civile janë çështjet për të cilat palët pretendojnë se nuk kanë marrëveshje por e të njëjtit mendim nuk është përfaqësuesja e lartë e BE-së.

Në konsultimet që ka pasur me të dy kryeministrat pas vendimit të shteteve që është marrë në Këshillin e Ministrave të BE-së, Ashton i ka porositur palët që të mos u kthehen dy temave dhe që në takimin e radhës të flasin për përmbylljen e dialogut politik, shkruan Tribuna.

Burime të gazetës kanë përsëritur se në të njëjtat konsultime është ritheksuar qëllimi i lehtësuesve që të përmbyllin dialogun politik deri në fund të shkurtit të ardhshëm, me qëllim që të dyja palëve pastaj t`u lejohet përqendrimi në zgjedhjet nacionale që do të jenë të parakohshme në Serbi dhe të rregullta në Kosovë. /Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button