OH HILAL në krah të shoqatave humanitare

Në kuadër të aktiviteteve humanitare që po ndërmerren me rastin e Muajit të agjërimit, OH HILAL sot zhvilloi një aktivitet më gjithëpërfshirës. Disa asociacioneve dhe OJQ-ve të vendit, si: Këshilli rinor i Tearcës, Rruga e Vërtetë, Shoqata e Veteranëve të luftës (Shkup), ojq e Strumicës etj., u pajisën me një numër të konsiderueshëm pakosh me artikuj ushqimor e higjienik, të donuara nga OH Hilal.

“Kjo formë e aktivitetit humanitar që e ndërmerr organizata jonë, dëshmon fuqishëm se ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë ata që janë të vullnetshëm për ta shtrirë humanizmin në sa më shumë familje që janë në nevojë. Ne nuk refuzojmë asnjë subjekt, përkundrazi, partneriteti na bën edhe më të përgjegjshëm dhe më të vendosur që dora e ndihmës të prek çdo nevojtar anekënd vendit tonë”, ka theksuar kryetari i OH Hilal, Mustafa ef. Dauti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button