Tramvajët, zgjidhje e problemit me ndotjen në Shkup?

Kryetari i Shkupit duhet menjeherë ta nis realizimin e projektit të transportit urban me tramvaj. Këtë e kërkojnë qytetarët, por edhe për arkitektët nuk përjashtohet si mundësi.

Ata pë Portalb thonë se shpëtimi nga ndotja e ajrit do të ishte pikërisht kjo.

‘Pasi faji u lihet vozitësve atëherë le ta realizojnë projektin e shumë premtuar tramvain dhe nuk do të kemi problem me ajrin e ndotur’ tha për Portalb, Visar Mustafa, student.

‘Mendoj se nevojitet një tramvaj në Shkup, pasi është qytet më i madh dhe komunikacion ka shumë, jemi vonë për gjithkund së fundmi thuhet se ajri ndotet nga makinat dhe duhet një tramvaj’  tha për Portalb, Arlinda Mehmed.

Për arkitektët realizimi i një projekti të madh si që është ‘Tramvaji’ është i nevojshëm, por për të të vendosin ekspertët e jo politikanët.

Arkitekti Bekir Ademi, thotë se ndërtimi i një rrjeti për transport publik urban tramvaj mund të jetë i nevojshme për një qytet si Shkupi. 

‘Edhe pse numri i banorëve në Shkup për cdo ditë shënon rritje, dhe rrugët më problematike në Shkup e dim që janë ato të qendrës dhe për rreth saj. Në anën tjetër në rast se analizojmë në aspektin funksional, inzhinierik dhe arkitektonik, atëherë nëse rruga e tramvait kalon vetëm nëpër bulevarde kryesore, atëherë infrastruktuara do të kishte leju vetëm 1000 vende, sepse këtu duhet analizohet edhe infrastruktura sa lejon, pastaj janë punët e ndotjes së ajrit dhe problematikat tjera. Si konluzion mendoj se për një projekt të tillë patjetër duhet të ketë debat publik, debat i ashpër publik i gjërë dhe i gjatë me ekspert të ndryshëm në këto lëmi si inzhinier dhe arkitekt e jo të vendosin politikanët si në shumë raste’ tha për Portalb, Ademi.

Ndryshe para katër-pesë viteve në kohën kur me Shkupin udhëhiqte Trifun Kostovski, premtoi ndërtim të linjës së tramvajit.

Atëherë u paralajmërua se tramvaji i parë do të promovohet në maj të 2009-ës, prej Aerodromi në Qendër dhe Saraj.

Gjatë zgjedhjeve të fundit lokale këtë premtim e dha edhe kryetari aktual i Shkupit Koce Trajanovski, por deri tani nuk ka gjë të re në këtë drejtim.Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button