Arsenali rimerr kreun në Premier League

Arsenali e ka mposhtur West Hamin në derbin e Londrës me rezultat 3:1. Të gjitha golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes.

Ishin vendasit të parët që kalun në epërsi. Andy Cole shënoi me të startuar pjesa e dytë për 1:0. Theo Walcot realizoj dy gola të shpejtë në minutat 68 dhe 71 për përmbysjen e rezulatatit. Podolski pak minuta pasi u fut në lojë shënoi gol të bukur për 3:1. Me këtë fitore Arsenali rikthen pozitën e parë me 39 pikë në tabelë.

Manchester City e ka fituar derbin e kësaj jave në Premierligë duke e mposhtur Liverpoolin me rezultat 2 me 1. “Reds” u dëmtuan nga gjyqtarët në këtë ndeshje pasi që u anulua një gol i pastër nga Sterling, ndërsa tejet kontestuese ishte edhe një penallti e paakorduar ndaj Luis Suarez në minutat e fundit të ndeshjes.

Coutinho shënoi për 0:1 në minutën e 24 pas një aksioni fantastik. Barazoi Company në minutën e 31 pas një goli me kokë. Negredo në minutën e 45 shënoi për epërsinë e Cityt, gol që doli të jetë edhe i fitores.  

City tani mban pozitën e dytë me 38 pikë, pason Chelsea me 37 dhe Liverpool me 36 pikë. United i Jonuzajt ka 31 pikë në pozitën e shtatë, pas një fitore shumë dramatike me 2:3, ndaj Hull City, kur këta të fundit kishin avantazh prej 2:0.

Lajme të ngjashme

Back to top button