Ambasadorja franceze Oer: Vazhdimi i negociatave çelësi për dalje nga kriza

Vazhdimi i negociatave është çelësi për dalje nga bllokada politike me të cilën një kohë të gjatë ballafaqohet vendi, porositi në emisionin “10 Minuta” ambasadorja e Francës Lorens Oer. Oer e përshëndeti vendimin e Ivanovit për tërheqje të plotë të abolimit dhe tha se tani është më lehtë të hapet dialogu në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinës.

Sa më shpejtë nisin bisedimet, aq më e sigurt do të jetë gjetja e një kompromisi për dalje nga bllokada politike, tha ambasadorja Oer në emisionin “10 minuta”. Tërheqja e plotë e abolimit nga ana e Ivanovit, na lehtësoi të gjithëve, tha Oer.

“Të gjithëve na u lehtësua sepse këtë e kërkonim qysh më 12 prill. Pas shumë javësh bisedime me partnerët politikë dhe me ekspertët juridikë, ky vendim përsëri u shqyrtua dhe u soll. Po, tani të gjithë e kemi më të lehtë, sepse tani më lehtë mund të hapen bisedimet në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinës”, theksoi Lorens Oer, Ambasadore e Francës në R.M.

Më 4 korrik  në Francë do të mbahet Samiti i vendeve të Ballkanit perëndimor “Paris-Ballkan 2016”, ku do të merr pjesë edhe delegacioni i Maqedonisë. Ky samit është i rëndësishëm për arsye se në të do të prezantohen të gjitha projektet që po realizohen në këto vende, tha Oer, dhe prandaj, sipas saj, deri atëherë bisedimet do të duhet të zhbllokohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button