LISBA: Haradinaj të mësojë historinë dhe kush janë mjekroshat

Përplasjet me fjalë mes Partisë së Ramush Haradinajt dhe LISBA’s së Fuad Ramiqit kanë vazhduar. Tash, LISBA ka reaguar pas deklaratave të Haradinajt se nuk i respekton flliqtanat me mjekërra. Sipas kësaj lëvizje, me këto deklarata Ramush Haradinaj dhe AAK po shkojnë drejt humnerës shkruan gazeta Ekspres.

Lëvizja Bashkohu ka reaguar pas deklaratave të Ramush Haradinajt, i cili një natë më parë tha se nuk i respekton flliqtanat me mjekrra, të cilët po e keqpërdorin fenë.

Në këmbim të kësaj, LISBA i ka ofruar Ramush Haradinajt shkollim pa pagesë për të mësuar për mjekërroshat e kombit.

LISBA, krahasoi mjekërroshat me njerëzit që kanë themeluar Shqipërinë, përfshirë edhe Ismail Qemalin.

“Por prapë se prapë LISBA do të tregohet e mëshirshme ndaj Haradinjajt dhe ti ofroj atij një shkollim pa pagës nga mësues të nivelit të lartë që ta mësoj historinë e popullit të tij dhe mjekroshat e historisë shqiptare, e që karakterizoheshin me dije ,urtësi, fisnikëri,trimëri ,atdhedashuri, burrëri e që të gjithë sakrifikues për shoqëri e ardhmëri, që në të ardhmen profili i tij që mendon të udhëheq me Kosovën të mos i shaj mjekroshat, sepse duhet të di që mjekroshat janë pjesë e identitetit të popullit tonë”, thuhet në reagimin e LISBA’s.

“Për më tepër LISBA shpreh mëshirën e saj dhe i dhimbset Haradinaj dhe partia e tij duke ia rikujtuar se ne i kemi tërhequr vërejtjen e rënies së partisë së tij në deklaratat e fundit, ku i kemi thënë se nëse Haradinaj e partia e tij vazhdojnë ti sulmojnë muslimanet dhe ta luftojnë islamin në Kosovë do te shkoje ne fund të humnerës. Po ashtu, duhet t’ia kujtojmë Haradinajt, mjekroshat musliman që kishte nën komandën e tij, e që ishin ushtar musliman që kishin hyr në luftë vetëm e vetëm për kënaqësinë e Zotit dhe në shërbim të atdheut, e jo për përfitime siç bëri vet Haradainaj. Tani profili i tyre është si qytetar i thjeshtë dhe jo si profiter duke kërkuar poste kryeministrash”.

Lajme të ngjashme

Back to top button