Tony Blair: Politikat e Trump-it të paqarta

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, duke theksuar se nuk është kriminel lufte ka kritikuar liderin aktual të Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, se nuk po bën sa duhet përballë luftës në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këto deklarata ish-kryeministri britanik i ka bërë gjatë një dalje në televizionin Bloomberg.

Duke theksuar se atë nuk e duan për shkak të disa vendimeve të vështira që ai ka marrë gjatë kohës kur ishte kryeministër, Blair ka shtuar: ”Jam një person i shkruar në pankarta dhe një person që urrehet. Jam një person që kam marrë vendime të vështira”.

Ndërkohë Blair duke kritikuar politikat e Corbyn dhe kandidatit për president në SHBA, Donald Trump tha se rritja e tyre është bërë për shkak të medias sociale. ”Media sociale krijon dallgë ndjenjash dhe mendimesh si dhe gjen zgjidhje të lehta për mendime të ndërlikuara”, u shpreh ai.

Ndërsa në lidhje me politikat e Trump-it, Blair duke i cilësuar ato si të paqarta tha se të hysh në një luftë tregtie me Kinën apo të mos lejosh muslimanët të hyjnë në SHBA është diçka e gabuar. “Nuk e di se si mund të jetë qeverisja e Turmp-it. Nuk e di as se si mund të gjendet një fushë e përbashkët me të”, ka shtuar ai.

Blair në vitet 1997- 2007 ka qenë lideri i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe. Gjatë qeverisjes së tij ai ka luajtur një rol kyç në ndërhyrjen ushtarake të vitit 2003 në Irak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button