Kodheli: ‪Shqipëria‬ do të bëhet pjesë e operacionit të ‪‎NATO‬-s në Egje‬

Anija ‪‎Butrinti‬ e Forcës Detare të Shqipërisë është pjesë e stërvitjes së përbashkët ndërkombëtare “‪‎AdrionLIVEX2016‬” që po zhvillohet në ‪‎Ankona të Italisë‬, përkrah aleatëve italianë, sllovenë, kroatë, malazezë dhe grekë, ka bërë të ditur sot ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, ministrja Kodheli, ka konfirmuar se së shpejti ‪Shqipëria‬ do të bëhet pjesë e operacionit detar të ‪‎NATO‬-s në Detin ‪‎Egje‬.

“Stërvitja ka për qëllim koordinimin e veprimeve të ekuipazheve dhe anijeve pjesëmarrëse gjatë zhvillimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit në hapësirën detare. Së shpejti ‪‎Shqipëria‬ bëhet pjesë e operacionit detar të ‪‎NATO‬-s në Detin ‪‎Egje‬”, shkruan në profilin e saj në Facebook ministrja e Mbrojtjes, Kodheli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button