“Erazmus”, nuk ka paraburgim për profesorët

“Ajo që prokurori publik e ndërroi masën e paraburgimit me masën e kujdesit – lajmërimin në kohë të caktuar në gjykatë dhe marrjen e dokumenteve të udhëtimit, për të dyshuarit e rastit “Erazmus“, është rezultat i analizës së tyre shëndetësore, faktit se në çfarë gjendje materiale dhe familjare ndodhen, cilat janë nevojat për udhëtim, si është statusi i tyre i punës, a kanë mundësi për ikje dhe nga momenti kur prokurori mori vërtetim nga MPB se të gjitha dëshmitë janë siguruar, atëherë ai vendosi ta ndërrojë propozimin për masë paraburgimi me atë të kujdesit”, kështu tha prokurorja publike në Prokurorinë Themelore për Ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Lidija Raiçeviq, njofton Portalb.

Për dy profesorë ekziston dyshim se kanë kërkuar edhe shërbime seksuale. Dyshime për kyçje edhe të personave të tjerë ka, megjithatë prej fillimit do të punohen dosjet e studentëve të cilët pardje janë marrë nga shërbimi studentor.

“Kemi dyshime, do ta vërtetojmë plotësisht për ato persona që dosja u është marrë në fazën e bastisjes së atyre personave , duhet t’i përpunojmë që të shohin se çfarë ndodhë me fletëparaqitjet e tyre”, tha Raiçeviq.

Vetë aksioni policor ka qenë i organizuar për 6 orë. Gjashtë minuta pasi që është kryer vepra penale, ka intervenuar policia. /Portalb

LEXO: Prokuroria Themelore: Profesorët kanë marrë mito dhe kanë kërkuar shërbime seksuale për nota

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button