Në një automjet janë zbuluar 17 emigrantë nga Siria

­ Efektivë të policisë dje në orën 23 gjatë kontrollit të automjetit motorik për udhëtarët “Reno Espejs” me targa të Shkupit në vendin e quajtur “Svidoviçka raskrsnica” në afërsi të Strumicës janë zbuluar 17 migrantë nga Siria nga të cilët shtatë fëmijë.

Siç njoftoi MPB-­ja, policët kanë stopuar dy automjete motorike për udhëtarë “Mercedes” me targa të Shkupit, të drejtuar nga B.A. (32) nga Shkupi dhe “Reno Espejs” me targa të Shkupit, të drejtuar nga I.M. (34) nga Shkupi. Nga kontrolli i kryer në automjetin “Reno espejs” janë gjetur 17 persona migrantë nga Siria, 10 prej të cilëve të rritur dhe shtatë fëmijë. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB­Strumicë.

Me urdhër në Prokurorit publike në orën 4:45, I.M. është dorëzuar në Stacionin e policisë për kompetencë të përgjithshme Strumicë për procedurë të mëtutjeshmem ndërsa A.B. është liruar. Migrantët do të zbatohen në Qendrën e pranimit për të huajt në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button