Kurt Voker: Zgjidhja e krizë politike në Maqedoni janë zgjedhjet e besueshme

Drejtor ekzekutiv i Institutit Mekejn dhe ish-ambasador i SHBA-së në NATO Kurt Voker mendon që zgjidhja e krizës së thellë politike në Maqedoni është e mundur përmes votuesve, të cilët e kanë fjalën e fundit për ardhmërinë.

“Dalja është përmes zgjedhjeve. Me rëndësi është të ketë qeveri e cila do të ketë besim të ripërtërishëm nga qytetarët. Kjo do të ishte dalja e mundshme nga kriza. Por, rruga deri atje nuk do të jetë e lehtë. Nëse merren parasysh të gjitha rastet e abolimit, mund të interpretohen në një mënyrë më ndryshe. Mund të jeni në anën e njerëzve të cilët e mbrojnë qeverisjen e të drejtës dhe kjo do të ishte problem, ose mund të përndiqen njerëz të cilët kanë qenë në qeveri dhe kjo të bëhet për qëllime të urrejtjes. Kjo është me të vërtetë e vështirë. Me rëndësi është tani se pasi abolimi është hequr, secili është mjet i hetimit”, thotë Voker në deklaratën për Zërin e Amerikës.

Voker vlerëson se është e rëndësishme që të krijohet proces për zgjedhje kredibile, të pastrohet lista zgjedhore dhe të krijohen kushte gjithëpërfshirëse për zgjedhje, të cilat do të mbahen në mënyrë të lirë dhe transparente.

Sipas tij partitë dhe liderët të cilët do të fitojnë në këto zgjedhje do të jenë ata të cilët do ta nxjerrin vendin nga kriza në të cilën është përfshirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button