TM: Enti shtetëror për revizion nuk e din kush dhe si ka donuar para

Institucionet përgjegjëse shtetërore nuk japin ose nuk kanë informacione si financohen partitë politike në shtet.

Partitë politike nuk kanë dhënë informacione se si financohen. Enti shtetëror për revizion ende nuk mund të vërtetojë se a është bërë shkelje e ligjit për financim të partive politike në zgjedhjet e vitit 2006.

Pas deklaratës në “Fokus” të Samoill Mallçevski se familja e tij është donator i VMRO-DPMNE-së, a nuk ka dhënë asnjë denarë për këtë parti, Aleksandra Markovska nga Transparencë Maqedoni thotë se Enti shtetërorë për revizion mund të merrte masa ligjore, nëse ka pasur shkelje, por nuk e respektuar procedurat ligjore që të zbatojë revizion në punën financiare të partive politike 60 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve.

“Informacionet që i marrim nga institucionet kompetente janë se deri në momentin e dorëzimit të kërkesës, nuk janë ndërmarrë masa për sanksionimin eventual të organizatorëve të fushatës zgjedhore”, deklaroi Markovska.

Organizata joqeveritare Transparencë Maqedoni në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur Maqedoni, e prezantoi raportin vjetor për 2013, për transparencën në financimin e partive. Është botuar edhe një publikim i titulluar “Paratë në politikë”.

Në raport, transparencë Maqedoni ka evidentuar shumë parregullsi sa I përket dorëzimit të raporteve për financim, jorespektim të ligjit për qasje të lirë deri tek informacionet me karakter publik etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button