Nga 1 qershori bullgarët dhe rumunët me të drejtë pune në Zvicër!

Qytetarët e Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 qershori kanë të njëjtat të drejta për të punuar në Zvicër, si qytetarët e tjerë të BE-së, transmeton albinfo.ch.

Në mes të Zvicrës dhe këtyre dy shteteve të BE-së kishte një marrëshje për lëvizje të lirë që nga 1 qershori 2009. Por, marrëveshja kishte kufizuar përfshirjen e bullgarëve dhe rumunëve në tregun zviceran të punës gjatë një periudhe kalimtare.

Zvicra kishte shfrytëzuar dy herë të drejtën e saj për të zgjeruar këto kufizime.

Por si është e rregullur qasja e tyre në tregun zviceran të punës.

Kufizimet kalimtare lejojë qytetarët bullgarë dhe rumunë për të marrë një leje pune vetëm në kushte të caktuara në bazë rë sistemit të kuotave dhe kontrollin mbi pagën e tyre dhe kuptihet kushtet e punës.

“Nëse imigracioni nga Bullgaria dhe Rumania tejkalon mesataren prej 10 për qind në tre vitet e fundit më 1 qershor 2017, ose më së voni më 1 qershor 2018, Këshilli i Federaj do të jetë në gjendje për të futur kufizime të reja në tregun e brendshëm të punës, që do sgjasë deri më 31 maj 2019 “, thuhet në njoftimin e Qeverisë në Bernë.

Në fundi të 2015 kanë jetuar në Zvicër 18’364 njerëz nga këto dy shtete, që paraqet një pjesë prej 0.9 për qind të banorëve të huaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button