Të premten hapet Aqua Parku

Sezona e katërt e Aqua parkut i cili punon në kuadër të qendrës sportive “Boris Trajkovski” më 10 qershor (te premten) do të hapet për vizitorët.

Akua parku do të punojë çdo ditë prej orës 10 deri në orën 20, ndërsa për sigurinë e vizitorëve edhe këtë vit do të kujdesen 35 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit nga Kryqi i Kuq. Bileta do të kushtojë 300 denarë, ndërsa do të ofrohet edhe pako familjare për katër persona për 1.000 denarë.

Bileta për fëmijë nën moshën 13 vjeçare do të jetë 200 denarë, ndërsa bileta për fëmijët nën moshën katër vjeçare do të jetë falas. Për vizita grupore do të ketë lirim deri në 30 për qind. Në suaza të akua parkut do të punojnë edhe tre kafene dhe një restorant.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button