Testimi ekstern sërish skandaloz, pyetje jo-logjike në kufi të talljes! (FOTO)

Nxënësit edhe kësaj radhe ankohen për gabime të shumta në pyetjet e testimit  ekstern.

Ata thonë që në testim përveç se kishte pyetje të palogjikshme dhe të pakuptueshme, gjithashtu kishte nga ato me gabime në formulimin e fjalëve.

“Ashtu si vitet e kaluara edhe këtë vit u ballafaquam me problemet e njëjta. Kishte pyetje që nuk i kemi hasur në materialin mësimor, kishte pyetje të paqarta të cilave iu përgjigjëm si në lojë, gjithashtu kishte edhe gabime ne drejtshkrim. Nuk e dimë se si do dalin rezultatet, mirëpo na brengos fakti që ato pasqyrohen në dëftesë dhe ndikojnë në suksesin tonë”, thonë nxënësit.

Testimi ekstern
Testimi ekstern, pyetje që nënvlerësojnë protestat

Profesori dhe anëtari i Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SASHK), Ruzhdi Ibrahimi thotë për Portalb se zgjidhja më e mirë e këtij problemi tani më disa vjeçarë do të ishte heqja e testimit njëherë e përgjithmonë.

“Nxënësit më pyesnin për pyetje të lëndës time, pra gjeografisë, pyetjet nuk ishin të qarta. Edhe vetë ata që kanë futur testimin ekstern e dinë që ai nuk është efikas dhe i adekuat por nuk kanë se si të kundërshtojnë punën e tyre. Zgjidhja më e mira për të gjithë do të ishte tërheqja definitive e tij”, tha Ibrahimi.

Testimi ekstern
Testimi ekstern, pyetje pa logjikë

Sa i përket marrëveshjes se vitit të kaluar mes MASH dhe SASHK, për mos dënimin e mësimdhënësve duke u bazuar në suksesin e arritur të nxënësve në testimin ekstern, Ibrahimi thekson se edhe ajo nuk është e sigurt, duke pasur parasysh se sa shpesh ndryshojnë gjërat.

“U bë marrëveshje që mësimdhënësit të mos dënohen në bazë të testimit ekstern të nxënësve mirëpo nuk e dimë se çfarë do të ndodhë këtë vit, shumë shpesh po ndryshojnë qëndrimet”, shtoi Ibrahimi.

Testimi ekstern
Testimi ekstern

Kryetari i LASH-it të Kumanovës, Samet Jahiji thekson se vazhdon të jetë kundër testimit ekstern.

Testimi ekstern
Testimi ekstern

“Unë vazhdoj të jem kundër testimit sepse nuk është forma e duhur për të vlerësuar diturinë e një nxënësi. Por kështu do të heqin nxënësit tanë kur vendimet në MASH i sjellin njerëz jo kompetent dhe njerëz që nuk kanë lidhje me këtë fushë”, tha për Portalb Jahiji.

Qendra e Provimit Shtetëror bëri të ditur se në këtë sesionin të qershorit janë të përfshirë 178.648 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme, të cilët do të testohen në 1.972 lëndë.

Vendimi për testimin ekstern u soll në vitin shkollor 2012-2013 me qëllim që të testohet objektiviteti i mësimdhënësve gjatë vlerësimit të suksesit të nxënësve. Qindra nxënës nga qytete të ndryshme në Maqedoni protestuan kundër vendimit të Qeverisë, mirëpo ranë në vesh të shurdhër nga Ministria e arsimit./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button