OKB: 216 mijë njerëz mund të shpërngulen nga Manbij

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se rreth 216 mijë njerëz mund të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rritjes së intensitetit të konflikteve mes DAESH-it dhe Forcave Demokratike Siriane në Manbij, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, Jens Laerke në një deklaratë për gazetarin e AA, tha se nga dita e djeshme deri më tani 33.485 njerëz janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre.

”Operacionet e filluara nga Forcat Demokratike Siriane ndaj Manbij-it i cili ndodhet nën kontrollin e DAESH-it mund të çojnë në shpërnguljen e 216 mijë njerëzve”, u shpreh Laerke.

Laerke duke theksuar se janë shumë të shqetësuar edhe për lejimin e kalimit të ndihmave në këtë rajon tha se janë duke ndjekur nga afër zhvillimet atje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button