Tetovë, ndahen 70 milion denarë për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës

Projekti “glamuroz” siç u quajt atëbotë i Qendrës për Kulturë në Tetovë i prezantuar vite më parë nga Abdilaqim Ademi kur ishte zëvendëskryeministër, me shumë vonesë pritet të fillojë me realizimin e fazës së parë të punimeve diku ka muaji prill. 

Në buxhetin e vitin 2014, qeveria ka paraparë 70 milion denarë për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekë së Tetovës në kuadër të Qendrës për Kulturë në Tetovë. Mjetet e tilla nuk mjaftojnë.

“Qeveria ka ndarë 70 milion denarë  për fillimin e punëve. Këto mjete nuk janë të mjaftueshme, mirëpo pritet me rebalancet e buxhetit të ketë mjete shtesë.” thotë për Portalb, drejtori Qendrës për Kulturë Haki Fazliu.

Sekretari shtetëror për kulturë Muzafer Bislimi për Portalb, thotë se janë kryer të gjitha procedurat dhe tani pritet që në seancën qeveritare të miratohen këto mjete. Muzaferi deklaron për Portalb se viti i ardhshëm do të  jetë viti i fillimit të ndërtimit të Qendrës për Kulturë në Tetovë, fillimisht me ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës.

Ky projekt sipas Muzafer Bislimit, konsiderohet si projekt shumëvjeçar për arsye se vlera e tij arrin diku 20 milion euro.

Gurthemeli i Teatrit dhe Bibliotekës ne Tetovë, mund të hidhet në prill të vitit 2014, kështu thotë drejtori Qendrës për Kulturë Haki Fazliu.

Sipas tij, kanë përfunduar të gjitha procedurat, është  marrë edhe leja nga komuna e Tetovës, tani pritet vetëm një vendim i qeverisë për tu hapur edhe tenderi për këtë projekt. Janë bërë disa ndryshime të vogla në projekt dhe pritet ditëve në vazhdim të bëhet edhe prezantimi i tij. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button