‘EVN është ajo që vjedh rrymën, ne nuk do të heshtim’ (Foto)

Shqiptar, rom, maqedonas dhe turq edhe dje edhe sot kanë bllokuar rrugën e Plastikave, në shenjë revolte ndaj EVN-së, sepse sic tonë kompania i vjedh ata dhe ua ndal rrymën pa arsye.

Sipas tyre, nuk është e vërtetë se në mënyrë të paligjshme janë kyç në rrjetin energjetik.

‘Ne nuk vjedhim rrymë, ata na vjedhin neve çdo ditë. Si ka mundësi për një muaj të paguaj llogari prej 9.500 denarë, ndërsa rrogat i kemi 12 mijë denarë, ku mbet ushqimi dhe ku janë gjërat tjera’ tha një banor.

Protesta për momentin është ndalur dhe rruga është liruar. Në të kanë marrë pjesë dhjetëra persona dhe thonë se do të vazhdojnë të protestojnë për të drejtat e tyre.

Nga EVN-ja, thonë se rrymë në këtë lagje nuk ka për shkak se janë kyçur ilegalisht në rrjetin energjetik.

“Ekipet e EVN-së janë në terren në mënyrë për të zgjidhur problemin e paraqitur, por qytetarët nuk i lejojnë të intervenojnë dhe të punojnë në rekonstruimin e tensionit të mesëm, ndrrimin e kyçjeve dhe dislokimin e njehsorëve. Aktualisht nuk mund të bëhet kyçja e rrjetit, ndërsa dhe sa kohë do të zgjasë ndërpreja e energjisë elektrike nuk dihet, pasi që nuk dihet sa do të zgjasë protesta.” thonë nga EVN. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button