Hapet për qytetarët Kulla e Sahatit në Tiranë dhe muzeu i brendshëm i saj

Është hapur sot për qytetarët me anë të një ceremonie Kulla e Sahatit në Tiranë dhe muzeu i brendshëm i saj pas restaurimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e organizuar për këtë rast merrnin pjesë ministrja e Kulturës, Mirela Kumabaro, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu i Dhomës Kombëtare të Tregtisë, Nikolin Jaka, si dhe njerëz të artit e biznesit.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj e cilësoi simbolin e kryeqytetit si një vlerë historike. “Disa gjëra janë të përkohshme, si debatet e konfliktet, megjithatë ka disa gjëra të tjera që jetojnë gjatë dhe Sahati i Tiranës është një ndër ato simbole që na kujton se pavarësisht se çfarë ndodh në jetën tonë, ai do të mbetet këtu edhe kur të mos jemi ne”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa ministrja e Kulturës, Kumbaro, theksoi se monumenti, përveç vlerave historike është edhe dëshmi e trashëgimisë kulturore dhe se është e lumtur që kur flitet për trashëgiminë kulturore nuk flitet më për shkatërrime.

– Historiku i Kullës së Sahatit –

Kulla e Sahatit është 35 metra e lartë dhe filloi të ndërtohej nga Haxhi Et’hem Beu rreth vitit 1822. Për tu ngjitur në të ka një shkallë me 90 basamakë në formë spirale. Ajo gjendet shumë pranë xhamisë së Et’hem Beut në qendër të Tiranës. Kulla e Sahatit u ndërtua edhe me ndihmën e disa familjeve të pasura të qytetit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, sahati u dëmtua, por pas çlirimit rreth viteve 1945 – 1947, u restaurua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button