FFM shpalli më të mirët e vitit 2013

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka shpallur më të mirët për vitin 2013-të. 
Futbollistit i vitit në Maqedoni është shpallur kapiteni i ekipit nga Majnc nga Bundesliga dhe njëherit anëtarit i reprezentacionit të Maqedonisë, Nikollçe Novevski, ndërsa futbollisti më i mirë nga vendi u shpall, sulmuesi i Horizont Turnovës, Dejan Bllazhevski.

Trajneri më i mirë i vitit 2013 u shpall Bllagoja Milevski i KF Vardari, derisa si trajner më i mirë për kategoritë e reja u shpall Aleksandar Vasovski, poashtu nga KF Vardari.
Jovan Kostovski pranoi çmimin e golashënuesit më të mirë të kampionatit vendor. 

Astrit Merko është shqiptari i vetëm që mori një çmim nga FFM-ja, duke u nderuar me titullin trajneri më i mirë në futbollin e femrave.
Natasha Andonova u shpall futbolliste më e mirë, ndërsa ?lena Jakovska fitoi çmimin e golashënuese më të mirë.

Të shpërblyerit nga FFM:

Nikolçe Noveski – futbollist më i mirë
Dejan Bllazevski – futbollist më i mirë i kampionatit vendor
Marjan Radeski – futbollist më i mirë i ri
Jovan Kostovski – golashënues më i mirë
Metalurgu – ekipi më i mirë në kategori të reja
Astrit Merko – trajner më i mirë në futbollin e femrave
Natasha Andonoska – futbolliste më e mirë
Rabotniçki- “fair play”
Bllagoja Milevski – trajner më i mirë
Aleksandar Vasovski – trajner më i mirë në kategori të reja
Dimitar Meckarovski – refer më i mirë
Dragan Petroviç – futbollist më i mirë në futsall
Andon Donçevski – vepër jetësore

Lajme të ngjashme

Back to top button