Administrata gjyqësore nesër në protestë para Ministrisë së Drejtësisë

Të punësuarit në administratën gjyqësore nesër sërish do të protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar takim me ministrin e Drejtësisë dhe zgjidhje të kërkesës së tyre për rritjen e shtesave të pagës për 35 për qind.

Nga Sindikata e punëtorëve nga drejtoria, organet e gjyqësisë dhe shoqatat e qytetarëve (DOGJSH) thonë se nëse nesër nuk realizojnë takim me ministrin e Drejtësisë atëherë do të kërkojnë dorëheqje nga ai.

“Nëse Ministria ndjehet përgjegjëse para qytetarëve të saj, duhet të ulet dhe të bisedojë. Nëse edhe nesër nuk takohemi do të thotë porosia e fundit e tyre është se e injorojnë grevën, që do të shkaktojë reperkusione tjera”, tha kryetari i DOGJSH, Pece Grujovski në konferencën e sotme për shtyp.

Për hapat e ardhshëm që do të ndërmerren, Sindikata e DOGJSH së bashku me organizatat sindikale në gjykata do të vendos në takimin që do të mbahet pas protestës. Pjesëmarrësit në protestë do të mblidhen para ndërtesës së Lidhjes së sindikatave me ç’rast do të kalojnë pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa pastaj do të vazhdojnë para Ministrisë së Drejtësisë.

Administrata gjyqësore proteston 21 ditë, ndërsa të premten e kaluar është mbajtur takim me përfaqësues të Këshillit gjyqësor buxhetor. Të punësuarit kërkojnë rritje të shtesave të pagës për 35 për qind, njëjtë siç është rregulluar te gjykatësit, prokurorët publikë dhe nëpunësit e prokurorisë publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button