“Instagram” luksoz dhe manipulime malicioze

[Recension: “Zhurnal”: Luksi i familjes Zaev – pishinë në dhomën e ditës, automobilë shumë të shtrenjtë (FOTO)]

Informatat e paverifikuara manipuluese janë karakteristika kryesore e këtij teksti. Me disa printscreen-e nga një profil në Instagram bëhet shtrembërimi i fakteve me qëllim që të diskreditohet një person i caktuar.

Теksti është marrë nga një medie tjetër, mirëpo nuk është linkuar siç duhet. Se artikulli nuk është vepër origjinale, por kopje nga një medie tjetër, shkruan në titull dhe në nëntitull.

„Журнал“ Луксузот на Заеви базен во нивната дневна соба прескапи автомобили ФОТО NetPress NetPressLinku deri te artikulli origjinal: “Zhurnal”: Luksi i familjes Zaev – pishinë në dhomën e ditës, automobilë shumë të shtrenjtë (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 04.06.2016, 12:12

Data e recensionit: 06.06.2016

Recensues: Simona Atanasova

A JETON ME TË VËRTETË FAMILJA E ZAEVIT SI FAMILJE FISNIKE?

Në tekst barazohet familja e gjerë e liderit të LSDM-së opozitare, Zoran Zaev, me multimilionerët e pasur të Lindjes së Afërt. Si mbështetje për këtë, publikut i ofrohen disa printscreen-e nga një profil në Instagram, për të cilin nuk ka dëshmi, por vetëm thuhet se është i një anëtari të familjes Zaev.

“Vëllau i Zoran Zaevit, Vice Zaev jeton në një ndërtesë përballë parkut të Strumicës, me ç’rast ka ndërtuar pishin në dhomën e tij të ditës, në katin e parë të ndërtesës. Mobiljet shumë të shtrenjta që janë importuar nga Evropa, si dhe lavdërimi me automobila të shtrenjtë të markës Porsche dhe BMW është përditshmëria e familjes Zaev, në kohën kur popullin mundohen ta bidnin se është duke jetuar nën regjim, pa liri, dhe për çdo ditë huliganët e stimuluar dhe të udhëhequr nga Zoran Zaevi shkatërrojnë gjithçka që është ndërtuar në vend.”

Në tekst thuhet se prona luksoze e familjes Zaev është fituar nëpërmjet nepotizmit dhe ryshfetit, e si vërtetim për këtë, publikut lexues i ofrohet një video-material për të cilin thuhet se tregon se si Zoran Zaevi ka kërkuar mitë prej 200.000 еurosh.

Mirëpo, gazetaria nuk guxon të gjykojë. Për këtë ekziston sistemi gjyqësor. E për këtë rast, është duke u zhvilluar procedurë para Gjykatës Penale dhe për të akoma nuk është sjellë aktgjykim përfundimtar. Ky tekst gazetaresk, e ka anashkaluar gjykatën dhe tashmë e ka gjykuar Zaevin si fajtor, dhe i ofron si të sakta informatat e pavërtetuara dhe të padëshmuara se prona e familjes Zaev është fituar në mënyrë joligjore.

TEKSTI I AKTGJYKIM I KEQ – NUK KA “MBROJTJE” NGA “I PADITURI”

Artikulli është plotësisht i njëanshëm për shkak se nuk është kërkuar deklaratë nga asnjë anëtar i familjes Zaev. Nuk është kërkuar qëndrim as nga pronarja e profilit në Instagram, për të cilën pa e dëshmuar thuhet se është anëtar e familjes Zaev. Në tekst nuk shkruan se a është marrë leje nga kjo vajzë për shfrytëzimin dhe publikimin e fotografive të saja private në publik.

Në fotrografitë e ofruara nga Instagrami, nuk ka asnjë vërtetim se ato me të vërtetë janë të fotografuara në shtëpinë e familjes Zaev, e as se ato me të vërtetë kanë pishinë në dhomën e ditës ose se mobiljet me të vërtetë janë shumë të shtrenjta dhe të importuara nga Evropa. Dhe nëse dikush fotografohet me automobila të markës “Porsche” dhe “BMW”, nuk do të thotë se me të vërtetë i posedon ato.

Pa i verifikuar informatat e plasuara së paku edhe nga një burim dhe pa e kërkuar mendimin e palës së involvuar, për të cilën janë bërë akuza të shumta, ky artikull nuk mund të numërohet në përmbajtjet kualitative gazetareske që i plotëson standardet e gazetarisë.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button