Ford sjell ‘bishën’ e quajtur F-150 (Foto)

Mediet amerikane raportojnë se kompania Ford, pritet që gjatë panairit të veturave NAIAS në Detroit të prezantojë modelin e ri të F-150.

  Edhe pse kohë më parë ishte raportuar se kjo veturë do të shtyjë prezantimin zyrtar për shkak të mungesës së aluminit që ndërton trupin e veturës, në Ford thonë se F-150 do të jetë për 340 kilogram më i lehtë sesa modeli i kaluar.

Besohet si bazë për ndërtimin e kësaj veture do të merret dizajni i konceptit Atlas, dhe do të ketë motor plotësisht të ri me 2.7 litra EcoBoost me transmision automatik me dhjetë shpejtësi.

Ford besohet se tashmë ka filluar prodhimin e prototipit dhe do të inicioj prodhimin e MY 2015, që pritet të jetë i disponueshëm në treg deri në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button