Durguti i sigurt futet në mesin e më të mirëve në Pllovdiv

Ka vazhduar me sukses paraqitja e tenistit shkupjan Besir Durguti në turneun ITF Futures në Pllovdiv të Bullgarisë. Pas du fitoreve të një pas njëshme, Durguti sot ka shënuar dhe fitoren e radhës, kështu që tani më është kualifikuar në turneun kryesor.

Në meçin e sotëm Besiri e ka mundur bullgarin Vasill Shandorov i cili ishte bartësi i 10-të i turneut, me rezultat 6:3 dhe 6:4, që tregoi se tenisti shkupjan është në formë të mrekullueshme, pasi më parë i kishte eliminuar dy bullgarë tjerë, Anton Georgievin me rezultat 6:0 dhe 6:0, si dhe Ilijan Barmumovin me 6:0 dhe 6:1.

“Sigurisht se ishte edhe ky një meç shumë i rëndësishëm për mua dhe ditë më parë kisha luajtur dhe dy meçe tjera që ishin mjaft të rëndësishëm. Jam i kënaqur nga forma që kam treguar, por tani më presin sfida më të mëdha, kur do të përballem në turneun kryesor”, ka thënë Durguti për Portalb.mk.

Meçin e radhës Besir Durguti do ta ketë të mërkurën, kur përballë do të ketë tenistin italian Antonio Mastrelia. / Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button