Me sukses përfundoi liga e basketbollit për femra në Çair, Portalb nderohet nga klubi i basketbollit Shkupi

Pas një garimi të suksesshëm  6 mujor të shkollave të basketbollit për  femra që gravitojnë në komunën e Çairirt,në palestrën Shaban Tërstena u zhvillua  një ndeshjeje  reviale “All Astar” ku  morën pjesë nga  disa minuta të gjitha basketbollistet e shkollave dhe ishin të ndara në dy  ekipe me fanella të kaltra dhe të bardhë ,ndërsa rezultati  aspak  nuk  u diskutua  për asnjërën  palë,e  rëndësishme ishte loja e basketbollit.

Vashat e shkollave gati për sfida basketbollistike
Vashat e shkollave gati për sfida basketbollistike

Klubi i basketbollit Shkupi  i drejtuar  nga trajneri i dhe profesori i  edukatës fizike Enver Miftari si organizatorë kryesorë të këtij manifestimi sportiv janë ndarë të kënaqur me mbarëvajtjen e ligës së  basketbollit.

“Kënaqësia më e madhe është kur një aktivitet mbaron me sukses dhe me një lojë, aktivitet që për qëllim kishte tu mbjellë vajzave në zemër këtë sport, ashtu që unë mendoj se kemi arritur të bëjmë një hap para, pra duke dashur që kjo të mos jetë vetëm një herë, por të mbete tradicional dhe të organizohet për çdo vit. Qëllimi ynë ishte që të gjitha nëntë shkollat e Çairit ti përfshimë në këtë aktivitet, gjë të cilën edhe e kemi bërë. Kishte një mungesë, pasi që duhej edhe meshkujt të jenë pjesë e këtyre garave, por shkaku kohës së ftoftë kishte një vonesë, por mendojmë që vitin e ardhshëm të shkojë paralel, pra të sikurse kishim ligën e femrave, të kemi edhe ligën e meshkujve. Mendoj se me përkrahjen që na ka dhënë Komuna e Çairit dhe vet kryetari i saj z.Izet Mexhiti, ja kemi dal që ta mbushim palestrën me vajza, që ka qenë qëllimi kryesor”, ka thë trajneri dhe profesori i edukatës fizike, Enver Miftari.

Mirënjohje dhe për kryetarin e Komunës së Çairit, z.Izet Mexhiti
Mirënjohje dhe për kryetarin e Komunës së Çairit, z.Izet Mexhiti

Në përmbylljen e turnirit ishte prezent edhe kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti dhe të gjithë ata që e ndihmuan organizimin e kësaj Lige, e cila pritet të jetë tradicionale.

“Mendoj se është fillimi dhe për këtë duhet falënderuar z.Enver Miftarin dhe KB Shkupin, të cilët po bëjnë përpjekje për të ngritur një traditë të re. Ky është turneu i parë, uroj që me sukses të vjen në ngritje ky sport por edhe sportet tjera, ndërsa Çairi e ka patjetër të jetë afër sporteve, për shkak se mundë të krenohet me shumë rini, ku mosha mesatare e popullatës është shumë e re dhe ne detyrimisht ne duhet ti orientojmë drejt sportit dhe hobeve tjera.

Edhe kryetari i komunës së Çairit,Izet Mexhiti krenohet që kjo komunë  ka një rini të shëndoshë dhe do ta përkrahë sportin në vazhdimësi.

 

Mirënjohje për Portalb dhe gazetarin Hajrush Mani
Mirënjohje për Portalb dhe gazetarin Hajrush Mani

Në fund të manifestimit u ndanë mirënjohje për të gjithë ata që e  ndihmuan në shumë aspekte këtë aktivitet të madh sportive, ndërsa në mesin e tyre edhe redaksia e sportit të portalit Portalb.mk dhe gazetarit Hajrush Mani për kontributin që ka dhënë për afirmimin e sportit të basketbollit. /Portalb.mk/

Mirenjohje për PORTALB

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button