Konkurs: “Filantropi nëpërmjet ideve ë gjelbërta”

Është hapur konkursi “Filantropi nëpërmjet ideve ë gjelbërta” i cili do të zgjat deri me 20 qershor, 2016.

Është me rëndësi të madhe që edhe këtë vit të kemi aplikime cilësore që do të fitojnë në garën rajonale, për ta mbajur nivelin e kualitetit të ideve të gjelbërta nga Maqedonia.

Filantropi nëpërmjet ideve të gjelbërta është konkurs vjetor që mbështet zhvillimin e biznes ideve të vogla, lokale dhe të qëndrueshme Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Sërbi. Termi “ide të gjelbërta” do të thotë ide që ndihmojnë për mjedisin jetësor, ide që shfrytëzojnë burime nga komuniteti lokal dhe që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm (integrimin e nevojave dhe prioriteteve lokale, ekonomike, dhe sociale të komunitetit).

ARNO, në bashkëpunim me Fondin e vëllezërve Rokfeller (Rockefellers Brothers Fund) nga SHBA shpall konkurs për zgjedhje të projekteve/ideve të gjelbërta për biznes/ndërmarrësi që promovojnë përpunim tradicional të prodhimeve, mbështetje të bizneseve të vogla lokale, që shfrytëzojnë resurset e komunitetit lokal dhe nxisin ide inovative për zhvillimin e mjedisit jetësor.

Për më shumë klikoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button