Komisioni vlerëson se kërkesa e opozitës për interpelancë të Ivanovit është e pabazë

Në bazë të raportit prej 5 faqeve, Komisioni kuvendor formuar për vlerësimin e bazës së propozimit për ngritje të procedurës për shqyrtimin e përgjegjësisë së presidentit Gjorge Ivanov, ka vlerësuar se propozimi i opozitës për interpelancë të Ivanovit është i pabazë.

Deputetët e LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, votuan “për” ndërkaq ata të VMRO-DPMNE-së, që janë shumicë në këtë komision, kanë votuar me “kundër”.

Sipas deputetes dhe anëtares së Komisionit për interpelancë të Ivanovit, raporti i cili bërë në një procedurë me shumicë absolute të partisë në pushtet, nuk mund të jetë më i madh se sa ata pesë deputetet. Ajo ka theksuar se raporti për internpelancën e guvernatorit të SHBA-së, ka qenë me madhësi prej 50 faqeve. Sipas saj, komisioni për tërë periudhën e ekzistimit të tij vepron në mënyrë javore dhe pa konfirmime themelore të fakteve dhe dëshmive.

“Me refuzimin e shumicës në komision që Ivanov të thirret në seancë, u bë e kotë që të thirren edhe dëshmitarë të tjerë. Nuk ju duhen viza nga fallxhoret për të sjellë përfundim se Ivanov e ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet për falje. Duhet vetëm që t’i shihni nenet e Kushtetutës. Për atë ne kërkojmë që në korniza të përfundimit të vendoset se Iniciativa ka bazë dhe kërkojmë që Kuvendi ta vazhdojë procedurën për përgjegjësi”, tha Deskovska.

Përveç LSDM-së edhe BDI vlerëson se iniciativa për përgjegjësi të Ivanovit është e arsyeshme, transmeton Portalb.

Deputeti, Talat Xhaferi, tha se falja është sjellë në procedurë të dyshimtë dhe është në kundërshtim me dispozitat ligjore. Sipas tij, e papërshtatshme dhe e paargumentuar është se, Ivanov e ka sjellë vendimin nën arsyetimin se e ka bërë në interes të shtetit dhe sigurisë së saj, në kontekst të krizës së refugjatëve, sepse Ivanov kur e ka sjellë vendimin ishte bërë marrëveshja për tejkalimin e krizës me refugjatët mes BE-së dhe Turqisë.

“Ivanov duke e shfrytëzoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, gjykatësit e të cilit janë të ndarë. Gjykata Kushtetuese përzihet në punën e legjislacionit. Nga këtu, vlerësojmë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilin i jepet mundësi për falje ka kontribuar që të thellohet kriza”, tha Xhaferi.

Për dallim nga ata, VMRO – DPMNE-ja vlerëson se me jo-argumentim të tillë, mirë është që raporti ka arritur madhësi prej 5 faqeve. Deputeti, Kërsto Mukoski, tha  se ajo që disa deputetë në seancën e fundit hapin diskutim material është vetëm si rezultat i vullnetit të mirë të kryetarit të komisionit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button