Zgjidhet problemi i ngrohjes në USHT në Shkup ?!

Studentët e drejtimeve të disperzuara të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), në Shkup, ankohen se kushtet e objektit janë të mjerueshme dhe nuk plotësojnë kushtet për zhvillimin e mësimit.

“Disa ditë pasi që portali juaj bëri tekstin që ne jemi në kushte të mjerueshme, dhe se nuk kemi ngrohje, intervenimi u bë menjëherë, na sollën kalorifer, të cilat nuk janë të mjaftueshme për ngrohjen e një klase”, tha Z.F. student.

Ata po ashtu u ankuan se për tu ngrohur ata të gjithë grumbullohen pranë ngrohjes.

“Është e tmerrshme, kjo nuk është zgjidhje, ne duhet të ulemi në banka si student, e jo të afrohemi pranë ngrohjes. Kështu nuk mbahet mësimi”, tha një student tjetër.

Ndërkaq kohë më parë u bë e ditur se toka për objektin e ri të USHT-së në Shkup është ndarë hpësirë në tokën e Komunës Çair, por se kur do të fillojnë punimet dhe realizimi i këtij projekti, mbetet ende enigmë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button