FRI ua uron muajin e bekuar të Ramazanit

Forumi Rinor Islam uron të gjithë besimtarët mysliman për fillimin e muajit Ramazan. Në këtë muaj të paqes e reflektimit, në muajin e përulësisë për mirëqenie shpirtërore e përkuljes për shpërblime, urojmë ditët tuaja të jenë të mbushura me mbarësi.

“Ramazani, duke qenë muaj i bekuar, është muaj i reflektimit të thellë, sakrificës, përkushtimit dhe durimit, gjatë së cilit besimtarët me durimin në agjërim kujtojnë të varfërit e të rrezikuarit nëpër botë. Përkushtimi gjatë ditëve të këtij muaji, puna për të mirë të shoqërisë, kujdesi për të tjerët qofshin prioritet për secilin. Në këtë muaj, të shumëfishojmë veprat e mira, qofshin ato të denja për mëshirën dhe faljen nga Zoti. Fryma e këtij muaji ju bekoftë me lumturi, shëndet dhe pasuri. Qoftë i mbarë ky muaj! Agjërim të lehtë dhe vepra të pranuara!”, thuhet në urimin e FRI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button