Maqedoni, zgjedhjet në pranverën e vitit 2017 – mundësi e hapur

Lëvizja civile “#Protestoj”, të shtunën paralajmëroi se e tërheqë linjën e kuqe dhe se sot do të deklarojnë “qëndrim të pakompromisë për dalje nga kriza, me afate të cilat nuk do të shtyhen”. Të mërkurën në Gostivar, nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, paralajmëroi se LSDM, sot do të del me plan konkret për dalje nga kriza. Nesër vjen, i dërguari special i Gjermanisë, Johanes Hajndëll, ndërkaq nga Brukseli vjen informata se nga 6 deri më 8 qershor do të “përditësohen udhëzimet dhe ndërhyrjet radikale nga bashkësia ndërkombëtare”. Këto janë ngjarjet e paralajmëruara në këtë javë, të cilat vijnë pas një kohe kur mes faktorëve politik për zgjidhjen e krizës në Maqedoni nuk ka pasur kurrfarë komunikimi, njofton Portalb.

Pas tërheqjes së pjesshme të vendimit për falje nga ana e presidentit Gjorge Ivanov, deri më tani nuk ka kurrfarë kërkese individuale për tërheqjen e vendimit nga ata që kanë mbetur në listën e të falurve nga shefi i shtetit. Tërheqja e plotë për faljen është njëra nga kushtet e opozitës dhe faktorit ndërkombëtarë që të vazhdohen bisedimet. Të gjithë presin edhe një vendim të Ivanovit për tërheqje të abolimit apo faljes, ndërkaq Ivanov i pret kërkesat individuale për tërheqjen e falës. Afati është 18 qershori, ndërkaq deri më 13 qershor, Kuvendi do të duhet të diskutojë për kërkesën e opozitës për përcaktimin e përgjegjësisë së presidentit Gjorge Ivanov, për shkak të vendimit të tij për abolim apo falje më 12 prill të këtij viti.

Sot pritet edhe plani konkret i LSDM-së, për daljen nga kriza, ashtu siç njoftoi Sheqerinska në Gostivar, plan për atë se “si të vendosin në zgjedhje qytetarët dhe si do të sigurohet në shtet që çdo qytetarët të jetë në një rend, transmeton Portalb.

Në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duket se nuk ka ndonjë datë të saktë, ndërkaq afati që mund të mbahen zgjedhje, mundet të jetë në pranverën e vitit të ardhshëm, bashkë me zgjedhjet lokale. Megjithatë, nëse ngelet afati i mundur për në tetor të këtij viti, atëherë Kuvendi do të duhet të shpërbëhet në gusht, ndërkaq 100 dit para saj, do të duhet të formohet Qeveri Kalimtare, a ajo është nga fundi i këtij muajit. Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, ka deklaruar se “Qeveria reformuese”, do të formohet nga fundi i muajit.

Nga ana tjetër, partia në pushtet, VMRO – DPMNE dje e ka akuzuar opozitën dhe sektorin civil, që sipas tyre, ata po kontribuojnë në thellimin e krizës.

Sot është 5 vjetori i vrasjes së Martin Neshkoskit – 1 ditë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2011. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button