Maqedoni, filloi testimi ekstern për vitin 2015/2016

­ Testimi ekstern i arritjeve të nxënësve për vitin shkollor 2015/2016 në sesionin e qershorit filloi nga dita e sotme dhe do të zgjasë deri më 11 qershor.

QSHP kumtoi se në këtë sesion do të përfshihen 178.648 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme, të cilët do të testohen në 1972 lëndë. Qendra shtetërore e provimeve paraprakisht e publikoi bazën e pyetjeve për të gjitha lëndët.

Nxënësit testohen në dy lëndë për të cilat informohen tre ditë para provimit, kështu që nxënësit që do të testohen nesër, u informuan për lëndën që do të testohen të premten pasdite.

Për shkak të regjistrimeve në shkollat e mesme (28­29 qershor) rezultatet e testimit ekstern fillimisht do të publikohen për nxënësit e klasave të nënta (më 13 qershor), ndërsa për nxënësit e tjerë rezultatet do të publikohen më 17 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button